I kërkuar nga Italia, pranga mirditorit - Bota Sot
I kërkuar nga Italia, pranga mirditorit

Kronikë e zezë

I kërkuar nga Italia, pranga mirditorit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një 29 vjeçar nga Mirdita, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë shqiptare për llogari të drejtësisë italiane.

I arrestuari është shtetasi me iniciale. S.N.(L).

Kapja e tij u bë  nga policia e Kurbinit në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR,  ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për vepren penale " Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...