Fishekë pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kolonjë - Bota Sot
Fishekë pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kolonjë

Kronikë e zezë

Fishekë pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kolonjë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:24
Fishekë pa leje në banesë

Një 21 vjeçar, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit është arrestuar nga policia për posedim të municioneve luftarake pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B, ndërsa është proceduar

penalisht për "Moskallëzim krimi" edhe Z.Xh, 17 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e  municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 21 vjeçarit të arrestuar  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...