Publikohet videoja e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq 18-vjeçarja - Bota Sot
Publikohet videoja e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq 18-vjeçarja

Kronikë e zezë

Publikohet videoja e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq 18-vjeçarja

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky aksident një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Media ka siguruar pamje nga ky aksident i ndodhur në hyrje të Suharekës, ku tashmë është konfirmuar nga policia se një vajzë rreth moshës 18-vjeçare ka mbetur e vdekur.

Në pamjet shihet se vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Detaje të reja nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbeti e vdekur një vajzë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës. Nga ky aksident një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Në spitalin e Prizrenit po trajtohen tre familjarët të cilët i mbijetuan këtij aksidenti

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen nga Kumanova e cila u aksidentua në Kosovë. Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare vdiq në vendin e ngjarjes, ndërkaq tre persona tjerë mbetën të lënduar.

Afrim Jahaj, Drejtor kujdestar në spitalin e Prizrenit ka thënë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima vajzë e moshës rreth 18-vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes. Tre persona janë të shtrirë në spital, një grua dhe dy djem, Njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një operacioni ortopedik, ndërkaq dy të tjerë janë duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit”, ka thënë Jahaj.

Viktima e moshës rreth 18-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Jahaj.

Lajmin sot e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka dhënë detaje rreth aksidentit.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha.

Konfirmon Policia: Një i vdekur e disa të lënduar rëndë në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka dhënë detaje të reja nga aksidenti ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha.

***

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Image

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar per nje aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” Njesitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë nëproces do te ju njoftojmë për detaje tjera”, ka thënë Hoxha.

***

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ , ku dyshohet se ka edhe të vdekur.

Nga pamjet shihet se vetura është e shkatërruar.

Në video shihet një trup i mbuluara para ambulancës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...