Ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari, Myfit Dingo i cili dje u përplas nga një makinë në hyrje të qytetit të Lushnjës, ndërsa po udhëtonte me një biçikletë.
Sipas policisë, 67-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në fjalë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.