Rrëfimi i dëshmitarit të aksidentit: Një grua e pashë të shtrirë dhe një fëmijë me këmbë të përgjakur

Kronikë e zezë

Rrëfimi i dëshmitarit të aksidentit: Një grua e pashë të shtrirë dhe një fëmijë me këmbë të përgjakur

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë që ka ndodhur në autostradën mëngjesin e sotëm në “Ibrahim Rugova”, ka marrë jetën e një personi. Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

“Një grua e pashë të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur. E thirra menjëherë ambulancën. Mu duk që ishte vetëaksident. Ndoshta vetura ka ra nga ura” thotë një dëshmitare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur që aksidenti ka lënë pasoja fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat