Goditi brutalisht një fëmijë, arrestohet

Kronikë e zezë

Goditi brutalisht një fëmijë, arrestohet

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 29 vjeçar me inicialet L.D, pasi i njëjti shihej në një video duke goditur në mënyrë brutale një fëmijë të komunitetit ashkali në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Policia e Kosovës thotë se sot në mëngjes është informuar në lidhje me një video incizim i cili iu është prezantuar nga një qytetar.

Sipas Policisë, në këtë video incizim vërehej një qytetar duke e goditur në mënyre brutale një fëmijë të komunitetit ashkali.

“Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti  ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin:  L.D  lindur me 1990  m/k/sh. Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore. Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile”, thuhet në .  

Zyrtaret Policor janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat