Një person është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar bashkëshorten e tij së bashku me fëmijë.
I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, njofton Policia e Kosovës.