Konfiskohen 35 kilogram drogë në Gjakovë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 35 kilogram drogë në Gjakovë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe të substancave narkotike.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se sasia është kapur në Gjakovë.

“Policia e Kosovës me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në komunikatën për media.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim :

Katër (4) qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram (Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram),

Dy (2) Vetura,

Një (1) dokument,

Dy (2) leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave,

Tre (3) telefona,

Para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë,

Dy të dyshuarit e arrestuar janë:

M 1979 M Shqipëtar / Shqipërisë

M 1995 M Shqipëtar / Shqipërisë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat