Një person është therur me mjet të fortë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.
Këtë e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari për therjen është shoqëruar në polici.