Therje me thika në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Therje me thika në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një përleshje me thika në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Në këtë konflikt një person ka pësuar lëndime të rënda trupore  dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK .

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës Florie Ahmeti.

“Sot rreth ores 16:00, kemi pranuar informaten per nje perleshje ne rrugen” Ahmet Krasniqi “ne Prishtine. Ne kete perleshje nje person ka pesuar lendime te renda trupore(nga arma e ftohte -thike). Personi i lenduar eshte derguar per tretman mjekesor, nderkohe qe njesitet e stacionit policor Qendra, kane arrite te identifikojne personat e dyshuar dhe jane ne kerkim te tyre” thuhet nga policia e Prishtinës.

Personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre thuhet në reagimin e  Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat