Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

Kronikë e zezë

Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 13:47
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Gjatë orëve të mesditës në një nga rrugët e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku shkaktar ka qenë një kamion i mbeturinave.

Siç edhe është raportuar më herët, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Ndonëse ende nuk dihet shkaku, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë janë siguruar pamjet në të cilat shihet momenti kur kamioni me shpejtësi shkon në drejtim të veturave.

Aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit ia lëshojnë frenat, tre të lënduar

Në rrugën ‘Agim Ramadani” në Prishtinë, si pasojë e mos punimit të frenave, një kamion i kompanisë Pastrimi doli nga korsia duke shkaktuar një aksident ku të përfshirë ishin 9 vetura si dhe të lënduar mbetën tre persona që momentalisht janë dërguar në QKUK.

Specialistë në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibrahim Maliqi, specializantë i mjekësisë Emergjente, ka thënë se të lënduarit përafërsisht janë të moshës 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992.

Maliqi: Nga ky aksident në emergjencë janë pranuar tre pacientë

"Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë "Pastrimi", kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT e kokës edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashta rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë "Pastrimi", punëtorë që ka qenë në kamionë... përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992", tha ai.

Në qendrën emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë "Pastrimi", i cili ka kundërshtuar të flas para kamerave.

I njëjti ka thënë për KosovaPress, se punëtori i cili ndodhej në kamionë, është mirë dhe se nuk dëshiron të flas më shumë rreth këtij rasti.

***

Policia në anën tjetër kanë dhënë detaje për aksidentin.

Image

 “Rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Agim Rmadani ne Prishtine. Ne kete aksident kane qene te perfshira 9 vetura dhe nje kamion”, tha Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekesore u eshte ofruar tre personave. Me rastin po merren njesitet perkatese”, bëhet e ditur.

***

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’, ka goditur nënë vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Image

Sipas burimeve të KosovaPress, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kahjen e kundërt të rrugën ‘Agim Ramadani’.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Një kamion i mbeturinave, i kompanisë “Pastrimi”, ka goditur rëndë një makinë, pasi që i janë prishur frenat.

Mjekët nga QKUK-ja kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve në aksidentin e sotëm në Prishtinë.

Në aksidentin me kamion që ndodhi sot janë tre të lënduar që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi.

Mësohet se kamioni është i kompanisë ‘Pastrimi’ dhe punëtori i kësaj kompanie që ka qenë mbrapa kamionit është i lënduar.

Policia e kontaktuar nga Express deri më tani nuk kanë dhënë informacione për këtë rast. 

***

Kamioni i kompanisë "Pastrimi" ka humbur kontrollin dhe ka dalë në shiritin e kundërt duke aksidentuar kështu pesë vetura ndërsa është lënduar shoferi i kamionit dhe një pasagjere të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.

***

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur pasiqë kamioni i cili ishte duke lëvizur nga rruga ‘Rrustem  Statovci’, duke mos mundur të frenojë është futur në kahun e kundërt të rrugës ‘Agim Ramadani”.

Ekipet mjekësore  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet për  gjendjen shëndetësore të pasagjerëve dhe vozitësve.

Image
Image
Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat