Policia: Kamioni goditi 9 vetura, tre persona të lënduar në Prishtinë - Bota Sot
Policia: Kamioni goditi 9 vetura, tre persona të lënduar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia: Kamioni goditi 9 vetura, tre persona të lënduar në Prishtinë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:32
Aksidenti Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’, ka goditur nënë vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas burimeve të KosovaPress, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kahjen e kundërt të rrugën ‘Agim Ramadani’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...