Aksidentin e rëndë në Prizren dyshohet se e shkaktuan garat me vetura

Kronikë e zezë

Aksidentin e rëndë në Prizren dyshohet se e shkaktuan garat me vetura

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidentin zingjiror në Prizren si duket e kanë shkaktuar disa persona të cilët kanë qenë duke bërë gara me vetura.

Ndërkaq, një qytetar i cili ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale, ka shkruar se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që dy persona kanë qenë dukë bërë gara me veturë.

Megjithatë këtë nuk e kanë konfirmuar zyrtarë të policisë së Prizrenit.

Image

“Sapo patem nje aksident te tmerrshem ne Prizren, ku u perfshime 5-6 vetura. E gjitha per shkak se dy idiota po benin gara mes veti. Shyqyr Zotit asnje viktime. Me lendime te lehta po shkojme ne emergjence”, ka shkruar qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat