Gjendet një grua e vdekur në Pejë, Policia mohon se është konstatuar se ajo është vrarë

Kronikë e zezë

Gjendet një grua e vdekur në Pejë, Policia mohon se është konstatuar se ajo është vrarë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një grua e moshës 43-vjeçe sot është gjetur e vdekur në qytetin e Pejës, rast të cilin e ka konfirmuar Policia.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka bërë të ditur se sot rreth orës 12;50, një grua u gjet e shtrirë në tokë, vdekjen e së cilës e kanë konstatuar mjekët.

‘Sot, rreth orës 12:50, një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Remzi Hasani’ në Pejë. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj’, ka thënë Ibra.

Tutje, Ibra ka thënë se do të lëshojnë detaje shtesë përmes një komunikate, duke mohuar raportimet e mediave se është konstatuar se viktima është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat