Një muaj paraburgim për pejanin që e la të vdiste një grua në mes të rrugës

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për pejanin që e la të vdiste një grua në mes të rrugës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim një pejani, i cili nuk i kishte ofruar ndihmën e parë nja gruaje, duke e lënë kështu që të vdiste në mes të rrugës.

Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.A, për shkak të dyshimit të bazuar se :

“Me datë 24.08.2019, në ora 12:20, në Pejë, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezik të madh për vetën apo tjetrin, i cili mosveprim ka rezultuar me vdekjen e personit të akuzuar në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, të njëjtën e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme e ndërkohë viktima gjendet e vdekur në atë vend.”

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës.

Të pandehurit R.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat