Një i arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Zllopek të Pejës një person, pasi gjatë kontrollit tek i dyshuari në çantë krahu janë gjetur një pistoletë e tipit ‘Voltran Mini’, një karikator, dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe një brisk ‘ Browing’, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se motoçikleta nuk ishte e regjistruar dhe të njëjtit i kanë shqiptuar gjobën dhe konfiskuar motoçikletën.

I dyshuari L.U. (2000) është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet ne procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat