Kapet i dyshuari për dhunimin e të miturit në Prizren

Kronikë e zezë

Kapet i dyshuari për dhunimin e të miturit në Prizren

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin se në bashkëpunim me policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale dhunimi sipas  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat