Një person kërcen nga dritarja dhe ikën nga Stacioni i Policisë

Kronikë e zezë

Një person kërcen nga dritarja dhe ikën nga Stacioni i Policisë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një person ka kërcyer nga kati i parë nga stacioni qendra në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi i njëjti pas intervistimit me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka kërcyer nga dritarja me qëllim të arratiset nga organet e rendit.

“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit qendra në Prishtinë. I njëjti pas intervistimit më të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arritur që të kërcej nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit. Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, kanë deklaruar nga policia e Kosovës.

Më tej policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar për një rast të dhunës në familje pasi që kishte sulmuar nënën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve të befasishme për t’u arratisur ai tani më është nën kontrollin e policisë.

Policia thotë se menjëherë ka njoftuar zyrtarët nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat