Kapen në flagrancë prerësit ilegalë të drunjve

Kronikë e zezë

Kapen në flagrancë prerësit ilegalë të drunjve

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Tetë persona janë kapur në flagrancë, gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës, derisa po prisnin drunj ilegalisht në malet e fshatit Jezerc të Ferizajt.

Gjatë realizimit të planit operativ "Mbrojtja e pyjeve 2019” janë konfiskuar edhe katër traktorë dhe katër motosharra.

Të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të merren masat e duhura ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës.

Policia e Kosovës fton qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat, të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat