1 muaj paraburgim për vozitësin që goditi për vdekje të miturën në Pejë

Kronikë e zezë

1 muaj paraburgim për vozitësin që goditi për vdekje të miturën në Pejë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 09:55
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me të vërejtur biçikletën tenton t’i shmanget aksidentit duke devijuar në të majtë ku me pjesën e parë ballore të veturës e godet biçikletën të cilën e drejtonte tani e ndjera A.B dhe e bart disa metra, e si pasojë e lëndimeve e aksidentuara ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik. Të pandehurit E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, njofton Gjykata Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat