Dy të arrestuar për 8 grabitje të armatosura

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për 8 grabitje të armatosura

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç ‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.

Sipas policisë, në zonën e përgjegjësisë së drejtorisë rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë.

“Gjate kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi të provave materiale janë sekuestruar armë dhe prova tjera të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve si dhe ndërlidhjen e mundshme të tyre me raste tjera        AK-47, pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek, pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek, një shufër metalike, substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e  narkotikëve, maska, dorëza dhe rroba të ndryshme, veturë e tipit Golf katër, targa të ndryshme të veturave vjedhura , dy telefona mobil, dy kasaforta, municion, myqind e njëzet e pesë euro para. Personat e arrestuar janë B.Z i lindur 1996 / shqiptar, shtetas i Kosovës, M.Sh i lindur 1990 / shqiptar, shtetas i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat