Shkelma, grushte dhe kafshime në kokë, arrestohet shqiptari që dhunoi gruan

Kronikë e zezë

Shkelma, grushte dhe kafshime në kokë, arrestohet shqiptari që dhunoi gruan

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:12
Ilustrim

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pas denoncimit për keqtrajtim dhe dhunim të bashkëshortes së tij.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptari 20-vjeçar, me iniciale H.S kishte dhunuar barbarisht gruan në sy të vajzës së tyre të vogël.

Arrestimi - Prangosja e tij u bë mbrëmjen e së shtunës, pas denoncimeve të fqinjëve. Burri e sulmoi gruan me shkelma, grushte dhe e kishte kafshuar në kokë. E gjitha skena kishte ndodhur në sy të vajzës 2-vjeçare.

Më pas gruaja dhe vajza e saj u transportuan në spital ku janë në mbikëqyrjen e mjekëve. Burri e kishte ndaluar gruan që të dilte nga shtëpia dhe disa herë e kishte detyruar të flinte në dhomë veç nga vajza e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat