Gjendet një mjet i pa shpërthyer në veri të Mitrovicës, flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pa shpërthyer në veri të Mitrovicës, flasin nga Policia

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur një mjet shpërthyes në veriun e Mitrovicës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Branislav Radovic.

Ai ka treguar thënë se një granatë dore është gjetur pranë një objekti në ndërtim e sipër.

Siç ka treguar ai pwr ‘Kosov-online’, rasti është regjistruar në orën 7 e 44 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Anke Spajiç’.

Radovic ndër të tjera ka thënë se kanë angazhuar një ekip special për shkatërrimin e pajisjeve eksplozive që të largojë bombën gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat