Arrestohet një person për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për grabitje

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv, sot ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’.

Arrestimi i të dyshuarit N. B., 40-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ më 24 qershor 2019, në Mitrovicë.

Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës. Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat