Dy persona rrahen mes vete në Prishtin, gjatë përleshjes godasin një veturë

Kronikë e zezë

Dy persona rrahen mes vete në Prishtin, gjatë përleshjes godasin një veturë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Dje në Prishtinë, Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rrahjes.

Policia ka treguar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast ka lënduar viktimën.

Ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat