Policia sekuestron armë në Malishevë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron armë në Malishevë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Policia raportoi për tri raste për posedim të paautorizuar të armëve në Malishevë.

Në tri raste të ndara janë arrestuar edhe tre meshkuj të cilët pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i parë është pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë, me 19 copë fishekë.

Në rastin e dytë, pas një kontrolli në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 13-fishekë cal-9 mm.

Ndërsa në rastin e tretë në shtëpinë enjë tjetër të dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy armë-pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike, 24 fishekë kalibër 12GA dhe një gëzhojë kalibër 12GA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat