Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës - Bota Sot
Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka njoftuar se një i dënuar me inicialet F. I, 23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas KMDLNj-së, i ndjeri, në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019.

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në stacionarin e QK në Dubravë  F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi. Ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete. Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me  ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen, prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e urgut të Dubravës. KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka kërkuar hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme rrethanore që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I.

KMDLNj kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetësore i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat