Ndodh në Elbasan, rrahin familjarisht nusen e re e bëjnë për spital - Bota Sot
Ndodh në Elbasan, rrahin familjarisht nusen e re e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

Ndodh në Elbasan, rrahin familjarisht nusen e re e bëjnë për spital

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Rrahin nusen e familjes, arrestohet vjehrri, dhendri ndërsa do hetohet në gjëndje të lirë vjehrra. 

Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar një 50 vjeçar, gruan e tij dhe djalin sepse akuzohen se në bashkëpunimin me njëri tjetrin kanë rrahur nusen e re. Mësohet se 25 vjeçarja është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital.

"Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan,  si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. "

Policia nderhyri per te parandaluar pershkallezimin e krimit

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Dhuna në familje ".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...