Policia jep detaje për aksidentin me parashutë në Prizren

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin me parashutë në Prizren

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Sot në Prizren ka mbetur i vdekur një 45- vjeçar dhe një 23-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit me parashutë.

Togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se parashutisët kanë qenë duke bërë ushtrime në zonën Cvilenit në qytetin e Prizrenit.

“Ne e kemi cilësuar si vdekje aksidentale sepse ka qenë duke bërë ushtrime në zonën e Cvilenit dhe kanë pasur një incdent  ku edhe ka gjetur vdekjen njëri prej tyre”, ka thënë Osmanollaj.

Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat