Aksident në qendër të Korçës, motori përplas të moshuarën

Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Korçës, motori përplas të moshuarën

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar në qendër të qytetit të Korçës. Burime për RTV Ora bënë me dije se një motor ka aksidentuar një të moshuar.

E moshuara identiteti is ë cilës nuk është bërë i ditur është transportuar drejt spitalit të qytetit. Ajo raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve në momentin e ngjarjes drejtuesi i motorit ka manovruar për të shmangur përplasjen me të moshuarën, por nuk ka mundur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat