Ngjarja e rëndë në Lipjan: Djali i hallës e vrau djalin e dajës për një karrocë

Kronikë e zezë

Ngjarja e rëndë në Lipjan: Djali i hallës e vrau djalin e dajës për një karrocë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Me thika e mjete të forta ka ndodhur një përleshje sot në Lipjan, ku një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Prokurori Ilaz Beiqiri ka thënë lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona.

“Prokuroria ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona deri tani lidhur me rastin. Po ashtu, kemi lëshuar urdhëresë për autopsinë e trupit të ndjerit Fadil Krasniqi”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se dyshimet e para për përleshjen është se ka ndodhur për motive pronësore, përkatësisht mes familjarëve nip e daj.

Ata kanë qenë komshinj dhe se vetëm një muri i ka ndarë mes tyre.

Ndryshe, për motive të tilla pronësore, para dy dite, në Prishtinë, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

***

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që një familjar e kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.

Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe thikën, duke i dhënë goditje fatale.

Burimet kanë treguar se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete, e më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Ngjarjen e ka konfirmuar prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Viktima, F.K, i lindur në vitin 1977, ishte komshi dhe familjar me të dyshuarin për vrasje, tashmë edhe familjar.Viktima me profesion ishte kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Të përfshirët në përleshje ishin dërguar në QKUK, ku më pas ishte dhënë lajmi se njëri prej tyre kishte ndërruar jetë.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat