Ky është personi i dyshuar i arrestuar për vjedhjen në ‘Veternik’ ku kishte mbetur i vdekur një person

Kronikë e zezë

Ky është personi i dyshuar i arrestuar për vjedhjen në ‘Veternik’ ku kishte mbetur i vdekur një person

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:10
Gzim Braholli

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen në ‘Veternik’ në nëntor të vitit të kaluar.

Në atë vjedhje kishte vdekur, grabitësi, Kujtim Krasniqi  pas një përleshje me pronarin e shtëpisë, Ridvan Beqiri.

Indeksonline përmes burimeve të saja merr vesh që hajni i dytë është Gzim Braholli i cili ka 10 muaj që është në arrati.

Fillimisht ai me 4 shtator ishte arrestuar për një çështje tjetër. Arrestimi i tij u bë në rrugën ‘Shefqet Shkupi’ në Prishtinë.

Së bashku me një tjetër person ai u arrestuar për shkak se kishin detyruar një person të paguaj 93 mijë euro për një pronë.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për ditën e mërkurë.

“Rr. ‘Shefqet Shkupi’, Prishtinë   04.09.2019 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë që të paguajnë 93.000 (nëntëdhjetë e tremijë) € për të shfrytëzuar pa problem pronën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.”.

Grabitja në Veternik kishte ndodhur në natën e 27 nëntorit. Kujtim Krasniqi së bashku me tre grabitës të tjerë kishin bërë plan të grabisnin shtëpinë e Ridvan Beqirit.

Ky i fundit ishte përfshirë në përleshje me grabitësit duke shkëmbyër të shtëna me armë zjarri. Nga këto të shtëna kishte mbetur i vdekur, Kutjim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat