Aksident i rëndë në rrugën Malishevë – Rahovec, vdes një 28-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Malishevë – Rahovec, vdes një 28-vjeçar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec.

Nga ky aksident një 28-vjeçar ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Express Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentit. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion”.

Sipas Sahatqiut vetëm ngasësi i veturës është i vdekur dhe nuk ka të tjerë të lënduar. 

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në vendin tonë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Malishevë – Rahovec, saktësisht në fshatin Dragobil, deri sa në videon dhe fotografitë e siguruara nga Indeksonline makina duket tërësisht e shkatërruar.

Dyshohet se ka persona të lënduar, derisa për gjendjen e tyre ende nuk dihet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat