Katër persona janë arrestuar në Pejë, pasi kanë vjedhur mjete pune në një kombi.
Sipas Policisë, viktima e ka parkuar automjetin e tij kombi në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë dhe të nesërmen kur ka shkuar te automjeti, viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.
“Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro. Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Të dyshuarit e këtij rasti janë V.Ç. lindur me 1973, A.M. i lindur me 1983, O.L. i lindur me 1976 dhe një person i mitur.
Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve.