Shembi dheun afër Pallatit të Drejtësisë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Shembi dheun afër Pallatit të Drejtësisë, arrestohet një person

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi si pronar i një objekti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shembur dheun në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku ishte shembur dheu në rrugë dhe paraqiste rrezik për zhvillim të trafikut.

Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar, derisa të evitohet rreziku.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat