Plagoset një person në Pejë, një i arrestuar dhe dy në arrati - Bota Sot
Plagoset një person në Pejë, një i arrestuar dhe dy në arrati

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Pejë, një i arrestuar dhe dy në arrati

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:05
Foto

(E plotësuar) Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar një person i dyshuar dhe është në kërkim të dy personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

Image

 

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo identiteti i tij është i njohur për policinë”, ka thënë Rugova.

Image

Ai ka shtuar se policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...