Itali, i riu shqiptar kapet me marijuanë, gati për shitje

Kronikë e zezë

Itali, i riu shqiptar kapet me marijuanë, gati për shitje

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:51
Ilustrim

Policia italiane në Piacenza ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi u kap me rreth 1 kg marijuanë gati për ta shitur.

Sipas mediave italiane, ditët e fundit policia kishte dëgjuar për një djalë që kishte filluar një biznes në lagjen ku ai banonte.

Të veshur civili, policët monitoruan dhe vëzhguan zonën, derisa ditën e djeshme arrestuan 20-vjeçarin shqiptar. Në momentin e arrestimit në çantë ai kishte 102 gram marijuanë. Ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti edhe 820 gram të tjera.

Shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat