Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Gjilan

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:04
Ilustrim

Me 19 prill 2019, rreth orës 09:40, ishte paraqitur një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ që kishte ndodhur në një objekt  shumëkatësh qe është në ndërtim e sipër këtu në Gjilan.

Sipas  ankuesit në objektin e tij nga person-a , të panjohur  iu kishin vjedhur kabllot elektrike në gjatësi: 2.388 m, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit  përmes rrugëve operative pas një pune mirë të organizuar sot me 12 shtator 2019 kanë arritur  që ta identifikonin të dyshuarin,  e kësaj vepre,  L. H. (1993), shqiptar shtetas i Kosovës.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar  në prani të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Janë gjetur prova të qëndrueshme që ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar në këtë rast  “vjedhje e rëndë”.

Po ashtu ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar edhe në së paku tri raste të tjera, kryesisht vjedhje të kabllove elektrike. 

Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve të këtyre rasteve janë përfill të gjitha procedurat e parapara ligjore. 

Ndaj te dyshuarit është caktua masa e ndalimin 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat