Vetaksident në rrugën Pejë-Rugovë, vetura përfundon në lum - Bota Sot
Vetaksident në rrugën Pejë-Rugovë, vetura përfundon në lum

Kronikë e zezë

Vetaksident në rrugën Pejë-Rugovë, vetura përfundon në lum

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka përfunduar në lumin ‘Lumbardh’ në rrugën Pejë-Rugovë, përkatësisht fshatin Shtupeq.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se nga ky vetaksident, janë lënduar pesë persona.

Image

“Rreth orës 00:30 minuta, në rrugën Pejë-Rugovë në fshatin Shtupeq ka ndodhur një vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar pesë persona që ndodheshin në veturë.  Shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe moskujdesi i drejtuesit, i cili me të arritur në fshatin Shtupeq në drejtim të Pejës, humbë kontrollin e veturës dhe bie në Lumbardh”, ka deklaruar Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...