Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po në Prishtinë, viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i cili vuan nga një sëmundje psikike.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.