Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht te vendi i quajtur “Qershijat e Llapashticës”.

Portali mëson se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’ rast kanë mbetur të lënduar më shumë se pesë persona.

Rastin se ka të lënduar në këtë aksident e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

Ndërkohë, për detaje tjera Llapi.info është në pritje të përgjigjeve nga ana e Policisë së Kosovës.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë janë regjistruar 42 aksidente, prej tyre sipas Policisë së Kosovës, 19 kanë rezultuar me të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat