Kapet rreth 1 ton marijuanë shqiptare në Janinë

Kronikë e zezë

Kapet rreth 1 ton marijuanë shqiptare në Janinë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Rreth një ton marijuanë që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia në Janinë.

Operacioni u zhvillua  nga Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë dhe Sektori i Qarkullimit në Janinë.

Droga mësohet se u gjet gjatë kontrollit të një furgoni që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mjeti me targa false u ndalua në kryqëzimin e Eleusas dhe rezulton i vjedhur në Patisia të Athinës më 5 prill 2019.

Lënda narkotike ishte ndarë në 591 pako me peshë 951 kg 650 gram.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 30 vjeçar shqiptar, të cilit veç lëndës narkotike dhe mjetit, iu sekuestruan edhe 300 euro dhe 3 celularë në cilësinë e provës materiale.

Operacioni mësohet se është në vazhdim.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe në zona të tjera, rreth 7.6 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat