Aksident me vdekje në aksin Durrës-Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Tiranë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 09:26
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës.

Një këmbësor 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga 47-vjeçari F.H.

Ky i fundit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2019, në orët e para të mëngjesit, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin këmbësorë G.H., 52 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat