Rastet e ngacmimeve seksuale nuk kanë të ndalur në Drenas, raportohet për një të ri - Bota Sot
Rastet e ngacmimeve seksuale nuk kanë të ndalur në Drenas, raportohet për një të ri

Kronikë e zezë

Rastet e ngacmimeve seksuale nuk kanë të ndalur në Drenas, raportohet për një të ri

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Dje në Drenas është raportuar për një rast të ri të ngacmimit seksual.

Sipas policisë, një grua është ankuar se një mashkull e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte fotografuar me ç’rast viktimës i kishte postuar në rrjetin social Facebook.

I dyshuari, thotë policia, është intervistuar i njëjti me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Gllogovc 14.09.2019 – 09:51. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar disa herë  e  kishte ngacmuar seksualisht  dhe e kishte fotografuar me ç’rast  fotot e viktimës i kishte postuar në  rrjetin social Facebook. I dyshuari është  intervistuar i njëjti me vendim të  Prokurorit  lirohet në  procedurë  të  rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë, se në Drenas janë raportuat shumë skandale seksuale dhe të tilla raste po vazhdojnë ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...