Arrest shtëpiak ndaj dy policëve për marrje ryshfeti - Bota Sot
Arrest shtëpiak ndaj dy policëve për marrje ryshfeti

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak ndaj dy policëve për marrje ryshfeti

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H.D dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas një komunikate të gjykatës, të pandehurit dyshohen se kane kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B.R. në shumë prej katërqind euro, me qellim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore ne Ferizaj –Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “ B” në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, ndërsa më 13 shtator 2019 një restorant, i pandehuri H.D., ka pranuar për vete dhe kolegun tij M.M. katër kartëmonedha nga njëqind euro të vendosura në pako të cigareve.

“Andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Hysnije Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka refuzuar, ndërsa konform dispozitës së nenit 183 të KPPRK-së të njëjtëve u është caktuar masa arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...