Vdekja e 16 vjeçares në Klinë, gjithçka do të zbulohet pas raportit të mjekësisë ligjore

Kronikë e zezë

Vdekja e 16 vjeçares në Klinë, gjithçka do të zbulohet pas raportit të mjekësisë ligjore

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:28
Ilustrim

Sot në qytetin e Klinës në orët e mesditës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Treni ka goditur një vajzë, derisa ajo ka ndërruar jetë pas plagëve që mori.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se janë tashmë në vendin e ngjarjes, derisa janë duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe të prokurorit.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë më tronditi thellë. Në emrin tim dhe të Drejtorisë për Shëndetësi ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen për vdekjen e familjarit të tyre.
Jemi në vendin e ngjarjes duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe prokurorit.

Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Klinës në këto momente tronditëse”, ka shkruar Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat