Përleshje pas një ahengu familjar, përdoren edhe armët

Kronikë e zezë

Përleshje pas një ahengu familjar, përdoren edhe armët

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Klinë, pasi që të njëjtit pas një ahengu familjar ka ardhë deri te një mosmarrëveshje mes tyre ku njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë me gaz në ajër.

Nga njëri person i dyshuari është konfiskuar një revole  me gaz ndërsa nga i dyshuari tjetër një revole e llojit Zigan me 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat