Arrestohen dy persona për ryshfet me patentë shoferë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për ryshfet me patentë shoferë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Gëzim Kryeziu, ekzaminer me profesion, para pak çastesh është prangosur nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka pranuar ryshfet nga një kandidat për pajisje me patent shofer në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë së Prishtinës.

Bashkë me Kryeziun është arrestuar edhe Ekrem Zhegrova nga “Money Gram”, i dyshuar për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi, thonë burimet e Gazetës Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se Gëzim Kryeziu është edhe Asamblist i Komunës së Therandës nga Iniciativa Qytetare e Therandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat