Vëllezërit nga Prishtina bëhen ‘llom’ duke u rrahur mes vete

Kronikë e zezë

Vëllezërit nga Prishtina bëhen ‘llom’ duke u rrahur mes vete

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes  raportit 24-orësh se mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dy këta, anëtarë të një familje (vëllezër), nuk raportohet se janë lënduar gjatë përleshjes, mirëpo, që pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

‘Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/K shqiptarë vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat