Aksident me fatalitet, vdes një 30 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet, vdes një 30 vjeçar

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shtime, ku si pasojë ka vdekur një 30 vjeçar.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:05 minuta në rrugën “Ismail Qemajli”, në Shtime, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale,  E.Q. 35 vjeç, godet biçiklistin  F.I. 30 vjeç, me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore.

“I  lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i  automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat